Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Samuel 2

:
Albanian - AL1
1 Pas kësaj Davidi pyeti Zotin: «A shkoj te ndonjë qytet i Judës?». Zoti i tha: «Shko!». Davidi e pyeti: «Në cilin qytet?». Ai i tha: «Në Hebron».
2 Davidi shkoi atje bashkë me dy gratë e tij, Ahinoamën, izreliten, dhe Abigajlën, ish gruan e Nabal Karmelitit.
3 Davidi mori me vete edhe njerëzit e tij, secilin me familjen e vet, dhe banuan qytetin e Hebronit.
4 Atëherë burrat e Judës erdhën dhe e vajosën Davidin mbret mbi shtëpinë e Judës. Kur e njoftuan Davidin se Saulin e kishin varrosur njerëzit e Jabesh Gileadit,
5 ai dërgoi lajmëtarë te njerëzit e Jabesh Gileadit e u tha: « Zoti ju bekoftë, se u treguat besnikë ndaj Saulit, zotërisë tuaj, dhe e varrosët.
6 Zoti qoftë i dashur dhe besnik me ju! Edhe unë do tregohem i mirë me ju për çfarë bëtë.
7 Tani merrni zemër e bëhuni fortë, se Sauli, zotëria juaj, vdiq, por shtëpia e Judës vajosi mua mbret tyre».
8 Ndërkohë Abneri, biri i Nerit, prijësi i ushtrisë Saulit, mori Ishboshetin, birin e Saulit, e solli Mahanaim
9 dhe e vajosi mbret mbi Gileadin, Asherin, Izrelin, Efraimin, Benjaminin dhe mbi tërë Izraelin.
10 Ishbosheti, biri i Saulit, ishte dyzet vjeç kur filloi sundonte mbi Izrael. Ai mbretëroi dy vjet. Vetëm shtëpia e Judës ndiqte Davidin.
11 Davidi mbretëroi Hebron mbi shtëpinë e Judës shtatë vjet e gjashtë muaj.
12 Abneri, biri i Nerit, dhe shërbëtorët e Ishboshetit, birit Saulit, dolën nga Mahanaimi për Gibeon.
13 Doli edhe Joabi, biri i Cerujahut, bashkë me shërbëtorët e Davidit, dhe u ndeshën te pellgu i Gibeonit. Njëra palë qëndroi njërën anë pellgut dhe tjetra matanë.
14 Atëherë Abneri i tha Joabit: «Të çohen djelmoshat e luftojnë para nesh». Joabi i tha: «Po, çohen!».
15 U çuan dymbëdhjetë djelmosha prej Benjaminit dhe Ishboshetit, birit Saulit, dhe dymbëdhjetë prej shërbëtorëve Davidit.
16 Secili e kapi kundërshtarin prej koke dhe i nguli shpatën ijë. Vdiqën gjithë njëherësh, prandaj dhe ai vend Gibeon quhet Helkat Hacurim.
17 Pastaj filloi një betejë shumë e ashpër. Abneri dhe izraelitët u shpartalluan prej shërbëtorëve Davidit.
18 Aty ishin tre bijtë e Cerujahut, Joabi, Abishai dhe Asaheli. Asaheli ishte këmbëshpejtë si sorkadhja.
19 Ai iu vërsul Abnerit dhe e ndoqi pa u shmangur as majtas, as djathtas.
20 Abneri kthehu kokën e i tha: «Ti je, o Asahel?». Ai iu përgjigj: «Unë jam!».
21 Abneri tha: «Kthehu majtas ose djathtas, kap ndonjë djalosh dhe plaçkite». Por Asaheli nuk donte hiqte dorë.
22 Atëherë Abneri i tha sërish: «Kthehu e mos ndiq, se do hedh përtokë e pastaj nuk do ta shoh dot sy vëllanë tënd, Joabin».
23 Por ai nuk pranoi kthehej. Atëherë Abneri e qëlloi bark me bishtin e heshtës dhe ajo e shpoi tejpërtej. Asaheli ra e vdiq atë vend. Kushdo kalonte nga vendi ku vdiq Asaheli, ndalej.
24 Joabi dhe Abishai e ndoqën Abnerin. Dielli po perëndonte kur ata arritën te kodra e Amahut, kundruall Giahut, udhës për shkretëtirën e Gibeonit.
25 Benjaminasit u mblodhën si çetë rreth Abnerit dhe zunë vend majë një kodre.
26 Atëherë Abneri i thirri Joabit: «Përjetë do hajë shpata? A s'e sheh se fundi është i hidhur? Deri kur do t'i urdhërosh njerëzit përndjekin vëllezërit e vet?».
27 Joabi iu përgjigj: «Pasha Perëndinë, po mos kishe folur, vëllai do kishte ndjekur vëllanë deri gdhirë».
28 Atëherë Joabi i ra borisë dhe mbarë populli u ndal. Ata nuk e ndoqën Izraelin dhe nuk pati luftë mes tyre.
29 Abneri me njerëzit e tij udhëtuan tërë natën për Arabah, kaluan Jordanin për Bitron dhe mbërritën Mahanaim.
30 Joabi nuk e ndoqi Abnerin. Kur u mblodh populli, panë se mungonin Asaheli dhe nëntëmbëdhjetë shërbëtorë Davidit.
31 Shërbëtorët e Davidit kishin vrarë treqind e gjashtëdhjetë benjaminas prej njerëzve Abnerit.
32 Asahelin e morën dhe e varrosën te varri i atit Betlehem. Joabi dhe njerëzit e tij udhëtuan tërë natën dhe agim mbërritën Hebron.